Aksident i rëndë në Tetovë


Me datë 14.12.2022, në ora 21:45, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Ilindenska” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Volkswagen Golf”, me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 58 vjeçari M. P. nga Gostivari, dhe automjeti “Mercedes”, me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga B. A. (42) nga Reçica e Madhe e Tetevës.

Në aksident bashkudhëtarja e veturës “Mercedes”, R. S. (54), kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dy bashkudhëtarët e tjerë të të njëjtës veturë kanë kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e ngjarjes kontroll ka kryer ekipi policorë nga SPB-Tetovë.

Baby Boo