Aksident i rëndë në rrugën Shtip-Veles, një i vdekur dhe dy të lënduar


Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sonte në magjistralen A3 Shtip-Veles në udhëkryqin për fshatrat Karatmanovë dhe Milino, ka konfirmuar zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova.

Sipas informacioneve fillestare dy personat e lënduar në aksidentin trafiku janë shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Veles.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20 mes dy automjeteve tip Suzuki me targa Svetinikollës dhe BMW me targa të Radovishit. Vijojnë këqyrjen e vendit të aksidentit nga ana e organeve hetimore, ndërsa trafiku në këtë autostradë është aktualisht i pezulluar.

Baby Boo