Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan: Vdes një grua, lëndohen tre persona të tjerë


Një grua e moshës 82 vjeçare ka vde*kur sot pas një aksidenti në rugën Prishtinë-Gjilan, teksa tre persona të tjerë kanë mbetur të lën*duar.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi i cili tha se aks*identi ka ndodhur rreth orës 17:30.
“Sot, më 06.08.2020 rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aks**ident trafiku (vet-aksident). Aks*identi ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan (në fshatin Mramor). Njësitet policore të Stacionit Policor Graçanicë dhe të trafiku i janë përgjigjur njoftimit”, ka thënë ai.

Bajrami ndër të tjera shtoi se një grua 82 vjeçare ka ndërruar jetë si pas8ojë e lënd*imeve të marra, teksa personat e tjerë janë dërguar në urgjencë në QKUK.
“Ato, në vend-ngjarje kanë hasur një veturë të dalë nga rruga dhe të rënë në një përrua skaj rruge. Në veturë kanë qenë katër persona të cilët janë dërguar me njësitet e urgjencës për në QKUK. Mësohet se një grua e moshës 82 vjeçare, sipas konstatimit të mjekëve, si pasojë e lënd*imeve të marra, ka ndrruar jetë”, tha ai.
Vlen të theksohet se ditëve fundit si pasojë e temperaturave dhe kushteve atmosferike, në Kosovë kanë ndodhur aksidente të shumta rrugore.
Ndërkaq, Insituti Hidrometerologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në vend mund të ketë vërshime pas reshjeve të shiut.

Baby Boo