Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Kërçovë, lëndohen rëndë dy persona


Pardje (17-dhjetor) në orën 15:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të gurrëtheyve të hapura, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin përfshirë dy automjete: vetura ,,folksfagen golf” me targa regjistrimi të Tetovës të cilën e drejtonte 24-vjeçari B.B. dhe ,,folksfagen Pasat” me targa të Gostivarit të cilën e ka 34-vjeçari E.H. nga Debreshi i Gostivarit. Në aksident, shoferi i veturës Golf B.B. dhe pasagjeri i veturës Passat S.S. (33) nga Gostivari kanë pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Klinikën ,,Nëna Tereza” në Shkup. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar.

Baby Boo