Aksident i rëndë në rrugën Gostivar – Kërçovë: Djalë dhe vajzë nga Shkupi me lëndime të rënda përfunduan në Klinikë


Gjatë ditës së djeshme rreth orës 12 e 20 në magjistralen Gostivar – Kërçovë, në afërsi të rrugës për Mavrovë, ka ndodhur fatkeqësi mes një veture Pasat me targa të Tetovës e drejtuar nga Z.M (48) nga Recica dhe motorit Jamaha me tabela regjistrimi nga Shkupi, e drejtuar nga MF (30) Shkup, informon Koha.

Në fatkeqësi lëndime të renda trupore kanë marrë vozitësi i motorit dhe bashkudhëtarja e tij B.A 28 dhe që të dy me veturë të ndihmës së shpejtë janë sjellë fillimisht në spitalin e Gostivarit e më pas në kompleksin e klinikave Nënë Tereza në Shkup.

Baby Boo