Aksident i rëndë në Qafë-Bualli, furgoni i minatorëve bie në humnerë


Një aksident i rëndë është regjistruar sot në rrugën Qafë Bualli të Kastës, ku një furgon ka përfunduan në humnerë. Me këtë furgon udhëtonin 5 minatorë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një prej të plagosurve po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës, ndërsa 1 tjetër me autoambulancë. Sakaq, 2 të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Bulqizës. Po ashtu bëhet e ditur se mjeti ka rënë nga një lartësi prej 50 metrash.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 17.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë, një automjet ka dalë nga rruga.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës, automjeti tip ‘Mercedez Benz’, me drejtues Y. H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët , A. S., 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D. M., 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, Xh. K., 44 vjeçe, dhe V. K., 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Baby Boo