Aksid*ent i rëndë në New York, momenti kur i riu shqiptar merr lajmin për vde*kjen e gruas shtatzënë


I riu shqiptar, i cili disa ditë më parë u përplas me makinë në SHBA dhe për pasojë gruaja e tij shtatzënë ndërroi jetë, e ka marrë vesh lajmin e hidhur në gjykatë. Ka qenë avokati i tij, i cili ia ka komunikuar pak para seancës gjyqësore.

“Askush nuk i tha atij se e fejuara dhe foshnja e tij qe pritet te lindte kishin vdekur,” tha avokati i Nikeziqit, Mark Fonte, për The Post jashtë gjykatës.

“Ai e mori vesh disa minuta më parë, pak para se të dilte në sallën e gjyqit. Kur i thashë, ai shpërtheu duke qarë. Ai në fillim nuk e besoi”, u shpreh avokati.
Adem Nikeziq, 30 vjeç, u paraqit në gjykatë me një karrocë me rrota, i fashuar dhe me veshje spitali. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Aksidenti i rëndë ndodhi të shtunën, kur makina me të cilën po udhëtonte çifti humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat mbrojtëse dhe me një shtyllë.
Për pasojë Adriana Sylmetaj, 23 vjeçe humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u pla*gos.
Mediat amerikane raportojnë se në makinë ishte edhe e motra e 23-vjeçares, e cila është një efektive policie.

Baby Boo