Aksident i rëndë në Negotinë të Gostivarit, dy të mitur përfundojnë në spital


Dje (19-shkurt) rreth orës 20:50 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Gradec, në dalje të fshatit Negotinë, një veturë “Seat” me targa regjistrimi të gostivarit të drejtuar nga një i mitur nga Senokosi i Gostivarit, ka fluturuar nga rruga dhe ka goditur mjetin ngarkues ,,Reno” të parkuar me targa të Gostivarit, pronë e një banori nga Negotina. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime trupore, kurse bashkëudhëtari i tij i mitur nga i njëjti fshat ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid Murad” në Gostivar, ku ishin transferuar për tu ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer një ekip nga Departamenti i punëve të brendshme-Gostivar.

Baby Boo