Aks*ident i rëndë në Maqedoni, një person i vdekur


Një shofer humbi jetën pas aks*identit të rëndë në rrugën Dellçevë – Makedonska Kamenicë
Aksident i rëndë komunikacioni gjatë përplasjes direkte të dy automjeteve – “vollvo” dhe “citroen” ndodhi mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën rajonale Dellçevë – Makedonska Kamenicë, në të cilin janë lënduar rëndë dy shoferë. Sipas Ndihmës Urgjente Mjekësore, njëri kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa tjetri është hospitalizuar në Qendrën Klinike në Shkup.

Në nxjerrjen e të lë*nduarve nga automjetet morën pjesë ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse, ndërsa policia e Dellçevës ka kryer mbikëqyrje në vendin e ak*sidentit dhe gjatë kësaj komunikacioni ishte ndërprerë për rreth një orë.
Informacione shtesë janë paralajmëruar gjatë ditës. Pjesëmarrësit në aks*ident janë banorë të komunës Makedonska Kamenicë.
Sipas informacioneve të policisë, mbrëmë ka pasur aks*ident në aksin rrugor Dellçevë – Makedonska Kamenicë në vendin Borishje, ku një veturë kishte dalë nga rruga.

Baby Boo