Aksident i rëndë në Itali, autobusi me 20 fëmijë bie në humnerë


Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga rruga në Pontremli të Italisë. Mjeti i kompanisë Tuscan Autoline, i cili u shërben nxënësve të shkollave të provincës Massa Carrara në Pontremli, është përplasur me një shtresë betoni, duke rënë në greminë.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 13:40, ndërkohë që ekipet tokësore të zjarrfikësve kanë ardhur menjëherë në ndihmë. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe dy helikopterë nga Genoa dhe Cecina.

Sipas mediave italiane, tre nga 19 pasagjerët u transportuan në spital, ndërkohë që një prej tyre u dërgua me helikopter pasi ishte në gjendje të rëndë.

Dy djem 16-vjeçarë raportohet se kanë dëmtime në kokë dhe po marrin trajtim në spitalin e Cisanello në Pizza.

Ndërkohë, shoferi që mbeti i bllokuar për disa kohë u shpëtua nga zjarrfikësit dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Autobusi ra nga 200 metra lartësi duke e vështirësuar punën e ekipeve të kërkim shpëtimit për të nxjerrë nxënësit e plagosur.

Baby Boo