Aksident i rëndë mes shtatë automjeteve në Turqi, raportohet për të paktën 11 të vdekur


Një aksident i rëndë i rëndë ka ndodhur në pjesën veriperëndimore të Turqisë, ku raportohet se kanë humbur jetën së paku 11 persona dhe 59 të tjerë janë lënduar.

Siç raportojnë mediat e huaja, të dhënat paraprake bëjnë me dije se në aksidentin që u regjistrua në autostradën e Marmarasë u përfshinë 7 automjete, 3 prej të cilëve autobusë dhe një kamion.

Forcat e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, teksa shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta.

Baby Boo