AKSIDENT I RËNDË, MAKINA PËRPLASET ME KAMIONIN, VDESIN 2 TË RINJ


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Mësohet se makina është përplasur me një kamion rreth orës 02:20 të mëngjesit. Sakaq mësohet se viktimat janë dy të rinj.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë nuk janë bërë të ditur ende identitetet e viktimave.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Baby Boo