Aksident i frikshëm, vetura futet poshtë kamionit


Një aksident i rëndë ndodhi të shtunën në qytetin e Vlorës, ku një mjet tip “Volkswagen” është përplasur me një kamion.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Dhimitër Konomi” në Vlorë, ku për pasojë mbeti i plagosur shtetasi me inicialet F.C, drejtues i mjetit “Volkswagen”.
Ky shtetas është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet si është gjendja e tij shëndetësore.
Mësohet se mjeti tip “Volkswagen” ka qenë duke lëvizur në kundravjatje dhe është përplasur me kampionin.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Baby Boo