Aksident fatal: Vd*esin dy persona, i treti në gjendje të rëndë


Një aksident tragjik ka ndodhur në Viti mbrëmë në orët vona e si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë. Të përfshirë në këtë aksident ka qenë vetëm një veturë, ku shoferi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një ujëmbledhës nga betoni.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku thuhet se aksidenti ka ndodhur në rrugën Kllokot në Viti rrethë orës 00:00.
“Ka ndodhë një aksident trafiku ku i përfshirë ka qenë vetëm një automjet me ngasës mashkull Kos. i cili ka humbë kontrollin gjatë ngasjes dhe është goditur në një ujëmbledhës nga betoni. Si pasojë e aksidentit dy persona meshkuj Kos. kanë humbur jetën dhe një tjetër mashkull Kos. është i lënduar rëndë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari gjendet në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Baby Boo