Aksident fatal nè rrugèn Ohèr-Kèrçovè, vdes njè person!


Sot nè orèt e hershme tè mèngjesit ka ndodhur njè aksident tragjik nè magjistralen Ohèr-Kèrçovè, njoftojnè nga MPB.
“Mèngjesin e sotèm rreth orès 02:30, SPB Ohèr èshtè paraqitur se nè rrugèn magjistrale Ohèr – Kèrçovè, nè mes tè fshatit Klimishtan dhe Botun, komuna e Dèbèrcès, ka ndodhur njè aksident trafiku nè mes tè automjetit tè udhètarève “BMW” me targa tè Strugès, drejtuar nga M.M. (21) nga Struga dhe automjetit “Audi” me targa tè Ohrit, i drejtuar nga GJ.D. (62) nga fshati Botun.

Nga plagèt e marra ka ndèrruar jetè GJ.D., ndèrsa M.M. ka pèsuar lèndime trupore, tè cilat janè konstatuar nè Spitalin e Pèrgjithshèm nè Ohèr.
Nè vendin e ngjarjes èshtè kryer ekspertizè nga policia e SPB-Ohèr dhe Prokurori Publik, me urdhèr tè tè cilit do tè bèhet autopsi nè trupin e tè ndjerit”, njoftojnè nga MPB.

Baby Boo