Akil Gjakova kampion i Evropës


Akil Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Evropianin U23 që po mbahet në Gyor të Hungarisë.

Në një finale të vështirë ndaj xhudistit nga Azerbajxhani, Rufat Mamadov, xhudisti kosovar u tregua më i suksesshëm.

Gjakova e mposhti xhudistin nga Azerbajxhani me Ippon.Për t’u kualifikuar në finale, Akili në gjysmëfinale e mposhti rumunin Marcel Cercea, po ashtu me Ippon.

Kjo është arritja e dytë e Akilit brenda këtij muaji, pasi edhe në Grand Slamin e Abu Dhabit fitoi medaljen e argjendtë.Ky është kampionati i fundit evropian për Gjakovën në garat U23.

Baby Boo