Në 20-vjetorin e betejës së lavdishme të Loxhës dhe rënies së luftëtarëve të Lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj dhe kolonel Tahir Zemaj, mbahet akademi përkujtimore.
Agjenda e ditës së Premte 6 korrik fillon me homazhet në Dranoc dhe Isniq duke vazhduar tutje me akademinë përkujtimore e cila do të mbahet në Prishtinë, Kino ABC, e pastaj edhe me shfaqjen e dokumentarit filmik kushtuar luftëtarëve të lirisë, njofton “Zëri.Info”.
Më poshtë lexojeni njoftimin e plotë:
Në 20 vjetorin e Betejës së Lavdishme të Loxhës, nën organizimin e bashkëluftëtarëve, veteran të Brigadave 134,131,133 dhe “Mergimi” të UÇK-së, të udhëhequra nga institucionet e Republikës së Kosovës organizohet;
AKADEMI PËRKUJTIMORE
Në 20 Vjetorin e Betejës së Lavdishme të Loxhës, rënies së Luftëtarëve të Lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj si dhe përkujtimi për Komandantin e Zonës së III-të Operative të Dukagjinit Kolonel Tahir Zemaj
HOMAZHE
Data: 06 Korrik 2018
08.30-9– Dranoc
09-9.30– Isniq
Akademia Përkujtimore mbahet në Kino ABC, në Prishtinë, më 06.07.2018(E Premte), në orën 12:00.
Më këtë rast do të shfaqet edhe dokumentari filmik, kushtuar luftëtarit të lirisë, i rënë në këtë betejë, heroit Lumni Surdulli.