Ajri më i ndotur është regjistruar në Tetovë, Kërçovë dhe Koçan

ilustrim

Kërçovarët, tetovarët dhe koçanasit paraditen e sotme kanë thithur ajër shumë të ndotur, shkruan Alsat.

Mëngjesin e sotëm stacionet matëse tregonin se në Kërçove përqendrimi i grimcave PM10 në ajër ishte mbi 100. Për dallim nga ditët e kaluara sot stacionet matëse në kryeqytet tregonin se ajri është i pastër. Sot masa e përkohshme për transport publik falas për qytetarët e kryeqytetit, nuk vlen më, megjithatë ambientalistët herë pas here kanë ngritur zërin duke thënë se për ajër të pastër nevojiten masa afatgjate, sepse masat afatshkurtra vetëm nxjerrin në pah paaftësinë e institucioneve. Pavarësisht ajrit të ndotur të ditëve të fundit, nga inspektorati shtetëror i mjedisit thonë se industritë e rënda nuk kanë tejkaluar nivelet e ndotjes.

“Gjatë muajit dhjetor janë realizuar gjithsej 155 inspektime dhe 25 inspektime të jashtëzakonshme. Sa i përket ndotjes aktuale të ajrit, ne kemi realizuar kontrolle pothuajse në të gjitha subjektet nga industria e rëndë si: “ Makstill”, “ Cimentara”, “ Drislla” pothuajse gjithkund janë bërë matje për lejet ekologjike. Nuk kishte tejkalim të parametrave të caktuar për lejet e brendshme ekologjike”, deklaroi Sreten Stojkovski- u.d drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.

Parregullsi është konstatuar në minierën Bulmak – Probishtip ku ka pasur rrjedhje të një lëndë ndotëse. I njëjti subjekt, sipas Stojkovskit, është i obliguar të bëjë riparimin e vendit ku ka ndodhur incidenti mjedisor dhe është iniciuar procedurë në bazë të Ligjit për mjedisin jetësor për kundërvajtje të kategorisë së tretë ku parashikohet gjobë prej 100 mijë euro. Ajri i ndotur i ditëve të fundit në kryeqytet, u bë një tjetër temë për të cilën u përplasën kryetari i mëparshëm me kryetaren aktuale. Shilegov reagoi për nivelin e lartë të ajrit të ndotur. Ndërsa nga Qyteti i Shkupit i janë kundërpërgjigjur duke theksuar se është e turpshme që personi, i cili 4 vite nuk ndërmori asnjë masë sistemore për luftimin e ndotjes, tani të ankohet për gjendjen.

Baby Boo