Ajri i ndotur dhe mjegulla mbushin me pacientë Klinikën e Pulmologjisë


Si rrjedhoj e ajrit të ndotur dhe mjegullës së dendur spilai i pilmologjisë është mbushur me pacientë. Mjekët thonë se nuk ka shtretër të lire, apelojnë qytetarët të qëndrojnë në shtepi.

Klinika e pulmologjisë është vërshuar nga pacientë, nuk ka shtretër të lirë ndërkaq katër ambulatat janë të stërmbushura, thotë mjeku Zekirija Shahini. Shkaku kryesor për këtë është ajri i ndotur dhe mjegulla që po ngulfat disa ditë me radhë të gjithë vendin.

“Klinika e Pulmologjisë është e stërngarkuar me pacientë. Janë të hapura katër ambulanta punojmë me pacientë me prioritet dhe me terime të caktuara. Numri i pacientëve mund të them se është i dyfishuar. Reparti i pulmologjisë është i mbushur poashtu nuk ka shtretër të lirë. E kjo përshkak ndryshimit të kushteve atmosferike dhe klimatike, gjegjësisht, ajri i ndotur dhe mjegulla” – deklaroi Zekirija Shahini, mjek.

Ndotja që gjendet në ajër është mjaft alarmante dhe prek në mënyrë direkte rrugët respiratore të njeriut ndërsa kategoria më e ekspozuar ndaj efekteve negative që sjell ndotja e ajrit janë pacinetët me probleme kronike.

“Pacinetët të cilët kanë sëmundje kronike dhe asmatike, pa nevojë të mos dalin të shetisin kur ka mjegulla dhe kur ajri është i lagur. Duke parë se jemi vendi më i ndotur në botë u kisha rekomanduar të rijnë brenda duke konsumuar më shumë lëngje” – tha Zekirija Shahini.

Ndryshe Maqedonia e Veriut disa ditë me radhë renditet ndër vendet e para në botë sa i përket ajrit të ndotur, e kjo ka bërë që disa herë autoritetet komunale t’i aktivizojnë masat e qeverisë. Instituti i Shëndetit Publik paralajmëroi se ajri në disa qytete është jashtëzakonisht i keq dhe këshilloi qytetarët që të mos dalin nga banesat e tyre. Sipas ISHP, ajri është shumë i ndotur në Strumicë, Manastir dhe Kërçovë, ndërsa në Shkup, Negotinë dhe Prilep… Një pjesë e madhe e Maqedonisë po mbytet në përqendrimin e lartë të grimcave PM 10.

Baby Boo