Ajo kohë kur Donaldi mësonte shokun e tij si ta bënte për vete Beatrixën!


Donaldi dhe Beatrixa javëve të fundit janë duke shijuar një lidhje dashurie e cila ka lindur brenda shtëpisë së BBV-së. Ata kanë deklaruar se e pëlqejnë njëri tjetrin. Por para se të dy të deklaroheshin, ishte koha kur Beatrix kishte takim me Kledin, dhe Donaldi po e përgadiste këtë të fundit për takim.

Donaldi teksa po “përgatisnin” Kledin për takimin e tij, i tha ta puthte Beatrixën në qafë dhe më pas ta prekte tek kofshët, duke i thënë që ta bëjë sa më natyrshëm të jetë e mundur.Nga kjo gjithë situatë shtohen dyshimet se Donaldi në atë kohë nuk ndjente asgjë për Beatrixën, dhe e gjitha është një lojë apo e ka mbajtur të fshehur. Madje Donaldi ishte edhe kamarieri i takimit të tyre. Video 1 Video 2

Donald dhe Beatrix janë çifti më i përfolur i momentit e të dy bashkë ndodhen brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë. Gjithë rrugëtimi i tyre ka ndodhur para syve të publikut. Në fillim u vu re një afrimitet mes tyre me të qeshura dhe me prekje, më pas erdhi konfirmimi i pëlqimit nga të dy, duke u pasuar edhe nga puthja në dasmën e improvizuar jugore.

Pas hyrjes së Romeos, vëllait të Donaldit, fansat, por dhe vetë Beatrix vunë re një ndryshim në sjelljen e Donaldit, por mesa duket ata janë afruar prapë bashkë si më parë. Në rrjet po qarkullon një video ku Donaldi i dhuron një unazë Beatrix, të cilën mesa duket e mori nga Romeo.Ajo po qëndronte me disa nga banorët e tjerë në oborr, kur papritmas vjen Donaldi, i cili i dhuron unazën edhe 1 puthje në buzë.

Baby Boo