Ajdari: Reflektoni deri sa nuk është vonë


Nga M-r Isein Ajdari
Reflektoni deri sa nuk eshte vone

Nje koalicion parazgjedhor trepalesh midis forcave politike ASH – LB – AA, do te sjellte ndryshimin bashke me pranveren ne RMV. Parashtrohet pyetja kujt i pengon nje koalicion i tille kur mire dihet se popullata deshiron dhe mirepret te ndodh nje gje te tille. Koaliciinimi trepalesh kerkohet edhe nga mergata jone, disa hulumtime bejne me dije se do te nderpriteshte migrimi i metejme i rinise dhe do te stimulonte investime nga bashkatdhetare tane nga diaspora ne vendelindje.
Nje koalicion i tille do te rikthente shpresen e humbur te rinia jone, dhe do te ringjallte vullnetin per te qene i vlefshem edhe ketu ne vendelindje. Zhvatjet, padrejtesite, nepotizmi dhe joprofesionalizmi do te luftoheshin me nje vullnet te tille. Kjo do te mundesonte Europen ta ndertojme ne vendelindje, a jo te shkojme anembane botes per jete me te mire.

Mosndodhja e nje koalicioni trepalesh ne nje moment shume te pershtatshem per ndryshim ne vend, ne vete do te ngerthej shume zhgenjim dhe proceset do ti shtyente per kohera me te mira ne te ardhmen, per cka do te na mallkojne gjeneratat e tanishme, ngase koha nuk kthehet mbrapa por vazhdon te ec perpara.

Ne nuk themi se koalicionime ndryshe nga ai trepalesh nuk ekzistojne, ata jane te mundeshme, por efekti dhe pritshmeria e te tilleve nuk do te ishte e njejte.

Koalicioni trepalesh do te duhej te jete pa kushte, transparent,i barabarte per te tre subjektet, por me qellim paraprak te sjellin ndryshimin progresiv ne vend. Apeli i ketij shkrimi do te ishte “Reflektoni deri sa nuk eshte vone”.

Baby Boo