Ajdari: Kërkojmë dorëheqjen e Fatime Fetait, të mos merret parasysh kërkesa e Prokurorisë


Kreu i Këshillit Organizativ për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari i shoqëruar prej mijëra prot*estuesve para dofinës së Prokurorisë Themelore Publike ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësorë që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë për rastin “Monstra”. Ajdari gjithashtu kërkoi shkarkimin e prokurores Fatime Fetai.

“Kërkojmë të shkarkohet prokurorja publike Fatime Fetai, e cila ka realizuar e qarqeve politike të dorës së zezë që operon nën hije nëpër institucionet e republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo u desht që gjetjen e provave eventuale dhe hetimin e rastit ta bëj me të dhëna të argumentuara e jo me asociacione. Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësorë i rastit që të mos merr parasysh kërkesën e Prokurorisë, që është e paligjshme në bazë të Kodit Penal”, tha mes tjerash.

Baby Boo