Ajax degjeneron Real Madridin, e nxjerr nga Champions League


Skuadra e Ajaxit ka tronditur “Santiago Bernabeun” duke shënuar golin e katërt ndaj Real Madridit.

Hakim Ziyech ai i cili shënoi për Ajaxin duke e kaluar në minutën e 7 në avantazh, më pas ishte sulmuesi David Neres që mposhti Courtois në minutën e 18, ndërsa të teritn e shënoi Dusan Tadic në minutën e 62.

Në minutën e 70  Marco Asensio shënoi për Real Madridin, por dy minuta më pas Lasse Schoene i Ajax, nuk duroi dhe i vuri vulën me rezultatin 4-1 në minutën e 72.

Për dy skuadrat është ndeshja e kthimit për fazën e 1/16-ave të Champions League. Nga kjo përballje do të dalë skuadra që do të kualifikohet në çerekfinale./Gazeta Mapo/

Baby Boo