Aida, vajza që serbët e do*gjën në bibliotekë me 3 milionë libra


Forcat e ar*matosura serbe nuk kanë kursyer asgjë, gjatë gjen*ocidit të tyre edhe në Bosnje. Ata dog*jën edhe një vajzë të pasionuar pas librave bashkë me bibliotekën me 3 milionë libra brenda duke e bërë shkrumb e hi.

Aida Buturović, ishte studente e Letërisë në Universitetin e Sarajevës dhe punonte në Bibliotekën Kombëtare të këtij qyteti “Vijećnica”. Ishte nga studentët më të dalluar nga të cilët pritej shumë por fatkeqësisht në gusht të vitit 1992 serbët e dog*jën atë, po në vendin e preferuar të saj, në bibioltekë dhe atë duke u munduar t’i shpëtonte librat të mos digj*eshin nga zja*rri.
Nën urdhrin e Radovan Karaxicit dhe gjeneralit Ratko Mlladic biblioteka “Vijećnica”, dhe Aida u bënë hi apo siç e përshkruajnë boshnjakët atë ditë: Në qiell fluturonin zogj të zinj.

Kur bo*mbat filluan të shkat*ërronin bibliotëkën, Aida nuk mendoi për asnjë çast që të largohej por vrapoi për të shpëtuar librat, për të shpëtuar historinë e Bosnjes. Ndërkohë që të gjithë po largoheshin, dhe zja*rret po bëheshin gjithnjë e më të fuqishëm, Aida arriti të merrte disa prej tyre, pastaj akoma disa të tjerë, duke u munduar që të shpëtonte sa më shumë që të ishte e mundur.
Por, nuk ia doli dhe shpër*thimi përfundimtar që i morri jetën Aidës dhe shkaterroi 3 milionë libra. Ishte nata mes 25 dhe 26 gushtit 1992. Biblioteka Kombëtare në Sarajevë u do*gj 3 ditë me radhë.

Baby Boo