“Ai ishte urdhërdhënësi”, i mbijetuari i masakrës që dëshmoi për krimet e Ivanoviqit thotë se Kurti gaboi që e lavdëroi


Dje janë bërë pesë vjet kur politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra në veri të Mitrovicës. Në 5-vjetorin e vrasjes së tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, e kujtoi Ivanoviqin si “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij”.

Për Oliver Ivanoviqin, Kurti tha se do të dëshironte që kujtimi të mbetet i gjallë, si “një njëri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”.

Por, Ivanoviq ishte i dënuar me 9 vjet burgim në vitin 2014 nga një trup gjykues i EULEX’it në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës, pasi ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera në prillin e vitit 1999. Rasti ndaj tij ishte kthyer në rigjykim nga Apeli në vitin 2017, për të mos mos marrë epilog për shkak të vrasjes së ish-deputetit serb të Kuvendit të Kosovës.

Baby Boo