Ahmeti Zaevit: Nuk bëhesh kryeministër as me 46 deputetë


Pasi që lideri i LSDMsë, deklaroi se nuk mund të bëhesh kryeministër me 15 deputet duke aluduar në kërkesën e BDIsë për kryeministër, lideri I BDIsë Ali Ahmeti në një deklaratë eks*kluzive për gazetën “KOHA”, deklaroi se kryeministër nuk mund të bëhet askush as me 15 por as me 46. “As me 46 deputet, prapë nuk bëhet kryeministri. Në këtë situatë të gjitha palëve u duhet qetësi, urtësi dhe të mendojnë për interesa të larta të shtetit. Unë një mund të them se BDI është faktor stabiliteti në vend. Ne me kujdes I analizojmë situatat, nuk do ngutemi. Çdo veprim që do e bëjmë, do e bëjmë në dobi dhe interes të shtetit të paqes stabilitetit dhe të çuarjes përpara të proceseve madhore siç është Marrëveshja e Ohrit Marrëveshja e Prespës Marrëveshja për fqinjësi të mirë Ligji për implementimin e gjuhës të zbatohet në germë dhe frymë si dhe vetingu luf*ta kundër kr*imit dhe kor*rupsionit. Por në asnjë mënyrë ti shmangemi Vetingut. Të gjithë do të jenë në partneritet me ne në dakordimin e këtyre pikave. Duke përfshirë këtu edhe kryeministrin” deklaroi eksk*luzivisht për “KOHA” Ali Ahmeti lider i BDIsë.

Baby Boo