Ahmeti uron qytetarët e besimit të krishterë me rastin e Krishtlindjeve


Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjeve, me respektin më të madh kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë.

Uroj që këtë festë ta kaloni sa më bukur, në shoqërinë e njerëzve më të dashur. Paçi bekime dhe gjitha të mirat, për ju dhe familjet tuaja.

Përmes këtyre festave ne po vazhdojmë traditën tonë shqiptare të harmonisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe vëllazërisë ndër fetare, po festojmë datat e shënuara të njëri-tjetrit me qëllim që të kujdesemi për vlerat tona më fisnike kombëtare dhe fetare.

Me këtë rast, kam nderin e veçantë që të ftoj edhe Selinë e Shenjtë bashkë me Atin e shenjtë Papa Françeskun i cili e vizitoi Shkupin me datë 07 Maj të vitit 2019 që bashkë të tregojmë përkujdesje më të përqendruar për komunitetin katolik shqiptar në vendin e lindjes së të lumes Nënë Tereza.

Baby Boo