Ahmeti: Shqiptarëve nuk ju duhen më shumë se dy parti


Ishte Lëvizja BESA që kërkoi garancë nga Tirana zyrtare për Deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare. Unë që në fillim i kam thënë kryeministrit të Shqipërisë që të llogarit në mbështetjen time. Erdha në Tiranë, por e keqja ishte se ai takim u keqpërdor, sepse BESA me t’u kthyer në Shkup, deklaroi se marrëveshja u arrit në Tiranë, ndërsa Deklarata ishte arritur në Shkup. Dhe pastaj kjo u keqpërdor duke e akuzuar Tiranën zyrtare dhe ndodhi ajo që ndodhi në vitin 2017. Kështu u shpreh në emisionin “Opinion” në Klan TV lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa foli edhe për numrin e madh të partive shqiptare.

“Në Shkup, në Aleksandër Palac arritëm marrëveshje për Deklaratë të përbashkët. Atëkohë, një parti politike erdhi në Tiranë dhe kërkoi garanci. Dhe më ftoi kryeministri i Shqipërisë dhe unë i thash që të llogarit në mbështetjen time. Erdha në Tiranë, por e keqja ishte se ai takim u keqpërdor, sepse BESA me t’u kthyer në Shkup, deklaroi se marrëveshja u arrit në Tiranë, ndërsa Deklarata ishte arritur në Shkup. Dhe pastaj kjo u keqpërdor duke e akuzuar Tiranën zyrtare dhe ndodhi ajo që ndodhi në vitin 2017”, tha Ahmeti, derisa ka akuzuar numrin e madh të partive opozitare.

“Në Maqedoni kemi situatë tjetër, nuk është si Malësia e Madhe në Mal të Zi, apo si në Preshevë. Maqedonia i ngjan Bosnjës, me shumë etni. Nuk ka nevojë shqiptarët që të kenë pesë apo gjashtë parti, sepse copëtohet vota shqiptare. Dikur, shqiptarët i kanë dashur si teneqepunues, barinj…, por jo edhe për zyrtarë të lartë. Dhe tani, ata shqiptarët i duan vetëm për vota. Kjo është e keqja e partive të shumta, që po copëtojnë votat”, tha Ahmeti , ndërsa shti se akoma nuk është koha që maqedonasit ta votojnë parti shqiptarë.

Baby Boo