Ahmeti: “Shqiptarët marrin vendin meritor në Maqedoninë e Veriut”


Faton Ahmeti sekretari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryministër:

Ajo që deri dje dukej ëndërr e parealizueshme, sot po bëhet realitet dhe shqiptarët kanë marrë vendin e tyre meritor në Maqedoninë e Veriut.

Është momenti kur do të dëshmohet që shqiptarët dinë të udhëheqin me ndershmëri dhe përgjegjësi shtetin e Maqedonisë së Veriut.

Talat Xhaferi nga sot, do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Të priftë e mbara kryeministër, paç shëndetin dhe sukseset në këtë detyrë kaq të rëndësishme.

Bashkë, dalshim faqebardhë!

Baby Boo