Ahmeti: Politikat selektive në shtet janë varrosur, i takojnë të kaluarës


Kompania ‘Jus-Mb’ sot ka bërë hapjen e Qendrës së re Distribtive të industrisë ushqimore. Me këtë investim janë hapur 60 vende të reja të punës, ndërsa investimi në fjalë është reth 2.7 milion euro. Në përurim mori pjesë kreu I BDI-së Ali Ahmeti, Ministri I Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe afaristë nga oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perendimore.

Kreu I BDI-së Ali Ahmeti, tha se investimet e tilla kapitale ndihmojnë shoqërinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në hapjen e perspektivave ekonomike, rritjen e konkurencës. Ai, tha se politikat selektive në shtet janë varrosur dhe i takojnë të kaluarës, tani ne mburremi me investimet kapitale që i bëjnë shqiptarët në vendin e tyre.
“Dikur na gëzonte deri në emocioane ngritja dhe përkujtesa e herojve të kombit nga Skender Beu deri te Isa Boletini. Sot më gëzojnë veprat kapitale pasi që kështu dëshmuam se sa duam vendin tonë dhe sa jemi të përgjegjshëm në hapjen e vendeve të reja të punës. Për tu ngrit na si komb, që nga hapja e universitet dhe veprat tjera, nëse ju të biznesit nuk angazhoheni për investime dhe ngritje të vprave të cilat ndihmojn vendin. Nga 1992 ishte krijuar grup se si të përjashtohen shqiptarët nga privatizimi, por ju them se kanë përfunduar ata kohëra që përjashtoheshin shqiptarët. Ne jemi dalë zot në të gjitha fushat, a i pëlqen apo jo dikujt, politikat selektive janë varrosur”, u shpreh lideri I BDI-së ali Ahmeti.

Baby Boo