Ahmeti: Për BDI-në është e pranueshme bullgarët të figurojnë në Kushtetutën e RMV-së


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur optimist se do të gjendet zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Ai ka bërë të ditur se për BDI-në është e pranueshme që komuniteti bullgar, si komunitet pakicë në Maqedoninë e Veriut, të figurojë në Kushtetutën e vendit.

Kështu, ka shprehur bindjen se zgjidhje do të arrihet edhe për sa i takon dallimeve për gjuhën maqedonase, duke bërë të ditur se ai ka shprehur solidarizimin me maqedonasit sa i takon këtij dallimi, pasi siç tha, ndajnë vizionin e përbashkët – anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Sa i takon minoritetit bullgar që të pasqyrohet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kjo çështje tashmë është e kalueshme, e harmonizueshme në mes të palëve. Ne pranojmë që të bëjmë këtë ndryshim dhe pranim të minoritetit bullgar që është e drejtë e çdokujt të deklarohet ashtu siç e ndjen veten dhe ky parim ka funksionuar dhe do të funksionojë edhe në të ardhmen tek ne. Mendoj që edhe ato çështje që janë në sipërfaqe, sa i takon kontestimit të gjuhës, ne kërkojmë që të pasqyrohet dhe respektohet Marrëveshja e nënshkruar më herët, gjuha kushtetuese e folur e bashkëqytetarëve tanë maqedonase. Ne kemi pasur një solidaritet me bashkëqytetarët tanë për të mbyllur këtë problem, këto dallime, sepse na lidhin interesat e përbashkëta; kemi shtetin e përbashkët, kemi ndërtimin e përbashkët, vizionet e përbashkëta që vendi ynë të jetë me një demokraci të përparuar dhe funksionale dhe i anëtarësuar tërësisht në Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti.

Baby Boo