Ahmeti për “Alfa-n”: Drejtësi e vonuar, por e drejta do të vendoset në vend


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i pyetur nga TV21 në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend për rastin Alfa, tha se drejtësi është e vonuar, por që drejta do të vendoset në vend dhe se që kjo të arrihet, janë bërë përpjekje dhe inkurajuar të gjitha institucione.

“Asnjëherë nuk kam dashur t’i shfrytëzoj për çështje të politikave ditore rastet e dhimbshme dhe tragjike dhe nuk do t’i shfrytëzojë asnjëherë, por kemi bërë përpjekje dhe kemi inkurajuar të gjitha institucionet që drejtësia të vendoset në vend, mendoj se drejtësia është vonuar por nuk do të harrojë dhe e drejta do të vendoset”, tha mes tjerash Ahmeti.

Baby Boo