Ahmeti pas vizitës në Comodita: U diskutua që Devolli të shtrijë investimet në Maqedoninë e Veriut


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vizitës në fabrikën Comodita, ku u prit nga pronari i Devolli Cormoration, Shkëlqim Devolli si dhe drejtuesit e fabrikës.Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se bashkë me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ekzekutivin e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë vizituar sot korporatën e mirënjohur Devolli dhe fabrikën e prodhimit Comodita.

“Me mbi 4.900 punëtorë, eksportues në 25 vende dhe me mbi 20 dyqane në Maqedoninë e Veriut, kjo kompani kontribuon në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe mbarë rajonit”, ka shkruar Ahmeti.Ai ka treguar se gjatë takimit është diskutuar edhe mundësia që korporata Devolli të vazhdojë të shtrijë invesimet në prodhim edhe në Maqedoninë e Veriut me brendin Comodita, ku do të hapen shumë vende të reja pune.

Baby Boo