Ahmeti: Organet e drejtësisë të zbardhin të vërtetën për “27 prillin”

SKOPJE, MACEDONIA - MARCH 23: Head of the Democratic Union for Integration Ali Ahmeti speaks during a press conference following his meeting with Greek Foreign Minister Nikos Kotzias (not seen) in Skopje, Macedonia on March 23, 2018. Besar Ademi / Anadolu Agency

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti mbështet rigjykimin për 27 prillin. Ahmeti përsërit qëndrimin se më 27 prill nuk ka pasur akt te*rrorist, por dhu*në se su*lm ndaj deputetëve, liderëve politik dhe gazetarëve. Ai i bën thirrje organeve të drejtësisë ta zbërthejnë dhu*nën e përgj*akshme në Kuvend.

Unë mendoj se këto ngjarje janë të dhimbshme. Është ushtruar dhu*në ndaj përfaqësuesve të popullit, është ushtruar br*utalitet por jo edhe vlerësimi akte te*rroriste. Dihet se cilat janë aktet te*rroriste dhe çfarë kualifikimi është akti te*rrorist. Mendoj që organet e drejtësisë duhet ta zbërthejnë të tërë situatë sepse është tepër e komplikuar – deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Ahmeti shton se ngjarjet nuk ishin të papritura, por nëse turma ka qenë e organizuar ose jo, këtë sipas tij duhet ta dëshmojnë organet he*tuese.

Nuk ishin ngjarje të papritura. I kemi diskutuar në Kuvend para se të ndodhin këto ngjarje. Masa ishte euforike, e organizuar apo e vetë organizuar. Këtë duhet ta vërtetojnë organet e drejtësisë. Shpresoj të ketë një epilog përfundimtar – tha Ali Ahmeti, Kryetar i B DI-së.
Kreu i integristëve nuk ishte prezent në ngjarjet e përgj*akshme të 27 prilli në vitin 2017 edhe pse në aso rrethana për herë të parë ishte zgjedhur një shqiptar për kryetar Kuvendi.

Baby Boo