Ahmeti nga Struga: Ky është mandat ku do të jetësojmë Korridorin 8-të që lidh Shkupin, Durrësin dhe Prishtinën


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Strugë duke prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Ramiz Merko, listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Arbëresha Vlashi, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Strugës.
Banorëve të Strugës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri Jeton Shaqiri, kandidati për kryetar të komunës, Ramiz Merko si dhe bartësja e listës së kandidatëve për këshilltare, Arbëresha Vlashi.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Merkos duke e vlerësuar punën e tij të dëshmuar.
“Ky është mandat që shkëputet dhe del nga kapitulli për të rregulluar ambientin, që është në shërbim të agjendës tonë, ambient të pastër e jetë më cilësore. Pikërisht, ky është mandat që do jetësojmë Korridorin 8-të që lidh Shkupin, Durrësin dhe Prishtinën, që fillon të realizohet në këtë mandat. Andaj, kush janë ata që do ju prijnë këtyre projekteve, është ky ekip që do i prijë Merko dhe Arbëresha”, tha Ahmeti duke shtuar se kandidatët e BDI-së në përpikëri do të realizojnë platformën zgjedhore për të jetësuar Agjendën e blertë.
“Në të gjitha vendbanimet votoni për BDI-në dhe Merkon sepse është ardhmëri dhe jetë më e mirë”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kryeparlamentari Xhaferi para struganëve ka kërkuar mbështetje për Ramiz Merkon duke shtuar se fitorja është e madhe dhe se Struga i ka dhënë shumë shoqërisë shqiptare.
“Sonte pas një viti pas shumë pengesave të jemi në promovim të zgjedhjeve lokale, Ali Ahmeti ka bërë përpjekje që motra, nëna, gruaja të jetë e përfshirë në jetën politike dhe veprimtarinë shoqërore, kjo është Struga që gjithë shqiptaria nga vitet e hershme ka marrë dijen e kulturën për arsim. Unë mund të them se nga kjo atmosferë Struga është e BDI dhe e Ramizit, e qytetarëve që me përkushtim do ta ruajnë dhe kultivojnë dhe më 17 tetor do të festojmë fitoren e madhe”, ka deklaruar Xhaferi.
Ministri Jeton Shaqiri sonte struganëve ju kërkoi mbështetje si mik i tyre sepse qyteti ka ndryshuar për të mirë e do të vazhdojë njëjtë në mandatin e ri.
“Struganët dinë të vlerësojnë punët e mira që janë bërë në mandatin e kaluar, më vjen mirë që ju shoh sonte në numër, ju drejtohem si shok i juaj, e dimë që Struga nuk është e njëjta si para 4 viteve, ka marrë pamje tjetër dhe do të blerojë edhe më shumë sepse kemi ofertën më të mirë për komunat tona”, ka deklaruar ministri Shaqiri.
Merko në anën tjetër deklaroi se Strugën e ka ndryshuar në një qytet urban dhe modern.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që sonte të shpalosim sukseset e mëdha që kemi realizuar deri më sot. Janë mbi 100 projekte që mbajnë vulën tonë. Jemi dëshmitarë që kemi bërë shumë punë të mëdha, Struga ka ndryshuar dhe ka marrë pamje më të bukur duke u bë qytet urban dhe modern, me rrugë kryesore që i kanë dhënë qytetit nur dhe e kanë zbukuruar duke i dhënë pamje të një qyteti turistik”, ka theksuar kështu Merko.
Bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar Arbëresha Vlashi tha se do të bëjnë Strugën një vend më të mirë për të jetuar dhe me një të ardhme të sigurt.
“Ky është një mandat për ndryshime reale, për mbrojtjen e ambientit jetësorë, për shfrytëzimin e burimeve të regjenerueshem, demokracinë gjithëpërfshirëse, digjitalizimit dhe mbështetjen sociale, arsimore, ekonomik. Bashkërisht mund të realizojmë atë që të tjerët thonë se është e pamundur. Një vend më të mirë për të jetuar, një të ardhme më të sigurtë dhe një Strugë të blertë”, ka theksuar bartësja e listës së kandidatëve për këshilltarë Arbëresha Vlashi.
Ndryshe, BDI nesër do të vazhdojë fushatën zgjedhore në komunën e Kërçovës, ku do të prezantojë kandidatin për kryetar komune Fatmir Dehari dhe listën e kandidatëve për këshilltarë me bartës liste Gazmend Jusufi.

Baby Boo