Ahmeti: Natën e 27 prillit nuk isha në Parlament, e menaxhoja situatën


Në natën e përgjakshme të 27 prillit, ku protestues të opozitës maqedonase u futën në Kuvend, më së keqti e pësoi Ziadin Sela, i cili mori plagë të rënda nga sulmi i tyre. Sela në disa paraqitje e ka akuzuar edhe Ahmetin për këtë ngjarje, duke ia adresuar një pjesë të fajit.

Ahmeti këto akuza i quajti si të pabaza, madje tha se që të mos jetë prezent në parlament i është kërkuar nga vetë liderët e partive tjera, me qëllim që të mos eskalojë situata ende më shumë.
“Akuzat e Selës janë të pabazuara, ai vet ka qenë prezent kur kemi marrë vendim që unë të mos jem prezent atë ditë sepse sipas informatave unë isha targeti i protestuesve, dhe për të mos ardhur deri te eskalimi i situatës më është kërkuar kjo, edhe pse unë kam insistuar të shkoj në seancë. Unë e kam menaxhuar situatën nga jashtë Kuvendin, dhe Sela këto akuza po i përdor për qëllime politike. Unë nuk jam politikan i ekraneve televizive, por vij nga një rrugë e gjatë e lirisë dhe e rrëzimit të regjimeve. Jemi njerëz publik, nuk na ka hije të bëjmë shpifje”, përfundon Ahmeti.

Kreu i integristëve Ali Ahmeti tha se ai në parlament në atë kohë ka shkuar me mbi 30 trupëroje për shkak te cenimit të sigurisë nga protestuesit.

Baby Boo