Ahmeti: “Me 20 Gusht votoni pa mëdyshje për më të mirët e BDI-së në Tetovë”


Sot u bë hapja e Shtabit Lokal Zgjedhor në Tetovë ku i pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ky është statusi i Ahmetit: 👇

Në hapjen e Shtabit Lokal Zgjedhor në Tetovë të gjithë anëtarëve të kësaj dege dhe kandidatëve për këshilltarë komunal ju urova sot suksese në zgjedhjet e parakohshme për këshillin komunal, përkrahjen time të plotë dhe të gjithë udhëheqësisë së BDI-së.

Bashkëbiseduam mbi sfidat me të cilat po përballet Tetova dhe nevojën për të pasur drejtim cilësor dhe të përgjegjshëm në shërbim të nevojave jetësore të qytetarëve. Cilësia kadrovike që ofron BDI dhe përcaktimet tona programore janë ajo që i duhet Tetovës. Prandaj, tetovarë të dashur më 20 gusht votoni pa mëdyshje për më të mirët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë.

Baby Boo