Ahmeti mbledh kryetarët e degëve në Reçicë të Vogël


Kryetarët e degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim janë thirrur sot nga lideri i tyre Ali Ahmeti, në Reçicë të Tetovës, për të diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

“Pika e dytë është, tani ju e dini që në tetor do të mbahen zgjedhjet lokale kështu që nga këtu fillon diskutimi për ecurinë e zgjedhjeve, për përgatitjen e zgjedhjeve lokale për zhvillimet e brendshme në BDI sa i takon këtyre zgjedhjeve. Do të thotë se sot është fillimi i përgatitjes për 3 tetorin e këtij viti për zgjedhjet lokale”, tha Ahmeti.

Ditë më parë, Ahmeti para mediave, tha se ende nuk është vendosur se cilit prej kryetarëve të komunave të udhëhequra nga BDI, do t’i kërkohet që të rikandidohen edhe për një mandat.

Baby Boo