Ahmeti “harroi” ta përshëndeste Likën në koncertin e mbrëmshëm


Ali Ahmeti dhe Hazbi Lika vazhdojnë të kenë raporte të ftohta mes veti, njoftojnë burime partiake për Gazetën Lajm. “Armiqësia” mes tyre ka ardhur në shprehje edhe në koncertin e mbrëmshëm organizuar me rastin e 22 Nëntorit-Ditës së Alfabetit, që u mbajt në Filharmoninë në Shkup.

Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, Ahmeti ka përshëndetur të gjithë me radhë, duke filluar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidentit kosovar, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe zv/kryeministrin Bujar Osmani.

Edhe pse në eveniment ka qenë prezent edhe zv/kryeministri Hazbi Lika, Ahmeti nuk e ka përmendur fare në fjalën e tij përshëndetese. Të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi, thonë burime që kanë qenë prezent, duke dëshmuar se raportet e Likës me udhëheqësinë partiake janë në nivel të ulët.

Edhe para se të fillojë koncerti, Lika ka arritur në sallë veçmas nga Ahmeti, i cili ka ardhur aty i shoqëruar nga shumë funksionarë të BDI-së.

Baby Boo