Ahmeti flet për rastin ‘Kumanova’, thotë se ka mundur ta ndal këtë ngjarje


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se ka kërkuar që të zbardhet ngjarja e Kumanovës, përmes një hetimi ndërkombëtar.

Ai ka thënë se nuk e fshehë dhimbjen që ndjen, pasi disa prej personave pjesëmarrës në rastin e’Lagjes së Trimave’ i kishte edhe ushtarë.

‘Atëherë dhe sot me dhimbje e përjetoj atë ngjare, kurrë se kam mohuar që i kam njohur, i kam pas luftarë një pjesë të tyre, nuk më kanë tregu e kanë fshehur nga unë atë pjesë të aktivitetit dhe unë kam kërkuar që kjo çështje të zbardhet përmes një hetimi ndërkombëtar që të dihet e vërteta,’ u shpreh Ahmeti në ‘Pressing’

Ndërsa, Ahmeti ka thënë se ka pas ndikim tek ata njerëz dhe ka mundur t’i tërheq nga ajo ngjarje por s’e ka ditur.

‘Unë edhe sot se kuptoj dot pse ka ndodhur ngjarja, dhe andaj kam kërkuar të ketë hetim ndërkombëtar’, u shpreh ai.

Baby Boo