Ahmeti: Fadil Vata, tërë jetën e tij ia kushtoi atdheut


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka rikujtuar 32 vjetorin e vdekjes së Fadil Vatës, frymëzuesit dhe guximtarit që tërë jetën e tij e vendosi në shërbim të atdheut.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

U bënë sot plot 32 vjet që kur pushoi së rrahuri zemra e veprimtarit të çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës, Fadil Vata.

Rrugëtim frymëzues dhe i guximshëm në shërbim të atdheut krah shokëve të idealit Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut ishin vitet e jetës së tij.

Burgosja 6 vjeçare, torturat e përjetuara dhe sëmundja që fitoi pas tyre aspak nuk ia zbehën atdhedashurinë, por e vendosën sërish në frontin e parë të organizimit të lëvizjes kombëtare të vitit 1988.

Lavdi e përjetshme veprës kombëtare të Fadil Vatës!

Baby Boo