Ahmeti: E pranoj që mund të kishim bërë më shumë për ambientin në të kaluarën


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i cili gjatë një emisioni paraqet qëndrimet rreth agjendës së gjelbër, situatës politike në vend, marrëdhëniet brenda koalicionit, kontesti me Bullgarinë dhe shumë tema tjera aktuale.

“E kam thënë se BDI është asset është vlerë për kombin shqiptar në Maqedoni dhe për këto cerek shekulli ka investuar shumë për ngitjen e kuadrove për ngritjen e ekspertëve të fushave të caktuara, për të zgjeruar diapazonin e diturive dhe mendoj se BDI i ka të tëra kapacitetet që të meret me këtë platformë që e publikoi me ditëlindjen e 19 të saj”, ka theksuar kështu Ahmeti gjatë intervistës.
Sipas tij, po punojnë që në të ardhmen të ketë një jetë më të mirë për të gjithë dhe për brezat e ardhshëm.

“Është e dhimbshme, edhe unë i shoh dhe jam në teren dhe pikërisht tanimë momenti që këto pamje në emisionet në të ardhmen të eleminohen sepse kështu ne shkatërojmë shtëpinë ku banojmë, shkatërojmë të ardhmen e atyre që do të lindin edhe pas 100 vitesh, nuk kemi të drejtë morale dhe njerëzore që të shkatërojmë shtëpinë ku jetojmë dhe ku do lindin edhe pas 500 vitesh e më shumë derisa të jetë rruzulli tokësor, për këtë arsye unë me shqetësim i kam parë, ka edhe më shumë se kaq, të dalësh në malet tona për ajër të pastër të shohësh si janë shndëruar skajet dhe malet ku hidhen plehërat, nuk do të thotë institucionet janë pa faj por edhe njerëzit dhe ne duhet të ndërgjegjësohemi e jo vend e pavend të hedhim plehërat e të ndezim zjarre sepse nuk i bëjmë shërbim as shëndetit tonë e as të ardhmes tonë, e vërtetë që ne kemi drejtuar komunat dhe ministrinë e ambientit, ka vend për debat e kritika por ne e kemi bërë të pamundurën e mos të filloj të numëroj se sa kemi kontribuar për të zvogëluar ndotjen e ambientit qoftë duke gjetur vende për plehërat”, vlerëson kështu Ahmeti.

Kryetari i BDI-së ka theksuar se më parë agjenda e tyre ka qenë në fusha të tjera ndërsa tash po orientohen për një jetë më ndryshe dhe më të mirë.
“Prioritet numër një janë në këtë platform mbeturinat, ajri i pastër, ujëra të pastra, këtë dua të them që tanimë është koha për të dalë me një platform të tillë sepse gati 19 vite agjendat tona kanë qenë të ngarkuara me prioritete tjera, ne kemi mbyllur pjesën normative të Marrvëshjes së Ohrit”, ka theksuar më tej Ahmeti.

Baby Boo