Ahmeti dhe Zaev ftuan opozitën ta përkrahin referendumin, mungoi Sela dhe Kasami (FOTO+VIDEO)

Opozita t’i bashkëngjitet rrugës euro-atlantike, kjo ishte thirrja e liderit të LSDM-së dhe kryeministrit, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, që sot zyrtarisht filluan fushatën për referendumin me moton “Dil për Maqedoninë evropiane”, raporton Portalb.mk.

Baby Boo

Kryetarë partish, ministra, zv/ministra, deputetë, krerë të komunave, përfaqësues të organizatave joqeveritare, sot erdhën në Klubin e Deputetëve në Shkup, për ta nisur dhe zyrtarisht fushatën për referendumin që duhet të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët do të duhet të deklarohen nëse janë “për” ose “kundër”, Marrëveshjes me Greqinë për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO, sipas së cilës parashihet dhe ndryshimi i emrit kushtetues të Maqedonisë.

“Na kritikoni sa  të dëshironi për Marrëveshjen me Greqinë, por mos e lëshoni këtë  mundësi. E di që edhe VMRO-DPMNE është për integrim evropian ë Maqedonisë dhe për atë e ftoj që të na bashkëngjitet në këtë rrugë. Ndërtuam koalicion me pjesëmarrje të mbi 100 subjekteve nga të gjitha fushat e shoqërisë, të cilët pranojnë ndryshim dhe shpresë, të cilët besojnë në ardhmërinë e Maqedonisë”, tha kryeministri Zaev.

Ai gjithashtu shtoi se me fushatën e referendumit do të informohen qytetarët për përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Marrëveshja me Greqinë është për ardhmërinë e Maqedonisë. Përfitimet do t’i ndjejë çdo familje shumë shpejtë, pasi që në vitin 2019 në vend do të hyjnë  50 milionë euro për bujqësi, arsim dhe invoacion. Çdo ditë do të ndahen nga 260 mijë euro për projekte me rëndësi për Maqedoninë dhe ajo shumë më pas vetëm do të rritet. E kishim patjetër që të bëjmë kompromis. Është e dhimbshme, edhe në e ndjej atë, por në çdo kompromis ka ardhmëri. Ne e vendosëm Maqedoninë në rrugë të qartë dhe fëmijët tanë do të jenë falënderues që e kemi vendosur në plan të parë. Dhe për atë, ta kapim këtë mundësi”, shtoi Zaev, transmeton Portalb.mk.

Edhe Ahmeti, ftoi opozitën që t’i bashkëngjitet, siç tha ai “suksesit të përbashkët”, gjegjësisht ta përkrahë referendumin me qëllim të anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

“Qytetarët dhe forcat progresive në vend janë ë sigurt se integrimi në BE dhe NATO sjellë stabilitet, paqe, marrëdhënie të mira, zhvillim ekonomik. Me këtë rast, e ftoj opozitën që t’i bashkëngjitet suksesit të përbashkët. Dobi kanë qytetarët dhe shteti, dobi ka opozita, dobi kanë të gjithë. Të gjithë ata që kanë hamendje dhe i kalkulojnë pozitat e tyre për qëllime të politikës ditore, ta tejkalojnë veten dhe të qëndrojnë bashkë me forcat progresive.

Ai shtoi se vendi ynë gjendet përpara momenteve kyçe dhe i ftoi qytetarët që të bashkuar të votojnë “për” BE dhe NATO.

“Referendumi për integrim në Maqedoni, për një shoqëri të shkurt me sundim të plotë të rendit dhe të ligjeve, luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot jemi këtu, mu për rrumbullakimin e përpjekjeve tona dydekadëshe për integrimin e vendit tonë. Më 30 shtator ka vetëm dy opsione, për Maqedoninë evropiane ose kundër,  jam i sigurt se shumica e qytetarëve do t’i bashkëngjiten karvanit të suksesit. Ardhmëria e përbashkët është në  duart tona. Më 30 shtator e vulosim ardhmërinë tonë dhe të gjeneratave tona”, porositi Ahmeti.

Ndryshe, ftesës së Zaevit dhe Ahmetit, i janë përgjigjur të gjitha partitë, përveç opozitares te blloku maqedonas, e cila nuk ka ende qëndrim për referendumin nëse do ta përkrahë ose jo – VMRO-DPMNE dhe partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami, të cilët kanë deklaruar se e përkrahin referendumin, por do të bëjnë fushatë ndaras.

Më poshtë mund të shihni fotografi dhe video nga ngjarja:

Ostreni - Ahmeti

Ostreni - Ahmeti