Ahmeti: Dëshirojmë një Kosovë stabile dhe një Kosovë evropiane

Dëshirojmë një Kosovë stabile, një Kosovë institucionale dhe të gjitha çështjet të diskutohen, të debatohen. Mbi të gjitha, na intereson stabiliteti i Kosovës, ka thënë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në pyetjen se si e komenton mocionin parlamentar kundër Qeverisë “Kurti”.
“Mocionet janë çështje të brendshme të partive politike dhe unë nuk kisha dashur të jem një lloj prognozeri, sepse ata i dinë punët e veta. Me rëndësi është që Kosova të ec përpara, të stabilizohet dhe të bëjë rrugën drejt Evropës. Dëshirojmë një Kosovë stabile, një Kosovë institucionale dhe të gjitha çështjet të diskutohen, të debatohen. Mbi të gjitha, na intereson stabiliteti i Kosovës”, tha Ahmeti .

Sigma Doors