Ahmeti: “Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë rrezatim frymëzues për breza të tërë veprimtarësh”


Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka kujtuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në përvjetorin e 33 të rënies së tyre. Sot kur bëhen plot 33 vjet nga rënia e tyre, i kalitur me krenari në mendjet dhe zemrat tona qëndron kujtimi për personalitetin e tyre revolucionar dhe intelektual që e vendosën në shërbim të kauzës së drejtë të kombit, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.

Dy shokë që në rrugët e jetës i bashkoi ideali i lirisë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu me atdhedashurinë, guximin, vigjilencën e veprimit dhe flijimin për përjetësinë e Kosovës, do të bëhen rrezatim frymëzues për breza të tërë veprimtarësh në epopenë e qëndresës së saj heroike.

Sot kur bëhen plot 33 vjet nga rënia e tyre, i kalitur me krenari në mendjet dhe zemrat tona qëndron kujtimi për personalitetin e tyre revolucionar dhe intelektual që e vendosën në shërbim të kauzës së drejtë të kombit.
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun!
Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

Baby Boo