Agroni shkoi në Dubai për pushime, por përjetoi aksident të rëndë


Para dy javësh, Agron B. ishte aksidentuar rëndë me flyboardin e tij në Dubai. Ai tani akuzon oferuesin dhe paralajmëron turistët tjerë.

Agron B. (34) nga Kantoni i Aargaut, pushimet e tij i kishte paramenduar shumë më ndryshe. Në prill të vitit të kaluar, ai kishte udhëtuar me bashkëshorten për tetë ditë në Dubai. Përpos shumë rëre e dielli, ai më tepër i gëzohej flyboardit – një sport ujor aventuresk.
Por, gjatë ushtrimit të këtij sporti, ai pëson një aksident të rëndë dhe dërgohet për trajtim në një spital të afërt. Diagnoza: Thyerja e mitrës së qafës. Për shkak të lëndimit të rëndë, ai ka qëndruar për dy ditë në spital dhe më pas është kthyer në Zvicër. Pasuan shumë terapi psikike e fizike, ndërsa Agroni u lodh mentalisht dhe sot e kësaj dite, ka pasoja nga aksidenti.
Për shkak të ngjarjes, e humbi edhe punën, ka pohuar për “20 Minuten” Agroni, përcjell Albinfo.ch. Për te është më se e qartë: Faji për gjithë këtë qëndron tek instruktori i firmës së sportit, pasi nuk e ka vëzhguar në mënyrë të mjaftueshme dhe nuk e ka paralajëmruar se gjendet afër bregut.
Arbeni i shpëtoi për pak vdekjes së sigurt, ndërsa tani e ka ndërmend ta padisë firmën e sportit ujor. Për momentin, avokatët e tij janë duke i sqaruar mundësitë juridike për një akt të tillë.
Me rrëfimin e tij, ai dëshiron t`i paralajmërojë turistët e tjerë se firma në fjalë shumë pak përkudjeset për sigurinë e pjesëmarrësve në sport, ndërsa qëllimi i tyre është që të marrin sa më shpejt të hollat.

Baby Boo