Agjërimi, devotshmëria dhe urtësia


Kujtim Kujtimi
Qëllimi kryesor i agjërimit është që të jemi të devotshëm. Al-llahu i Madhërishëm mbi qëllimin e agjërimit në Kur’an thotë: ”O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (El-Bekare:183)

Urdhër për agjërim
Me këto fjalë Allahu i Madhërishëm iu drejtohet besimtarëve të këtij umeti duke i urdhëruar të agjërojnë. Agjërimi është përmbajtje nga të ngrënit, të pirët dhe marëdhëniet sek*suale me qëllim të sinqertë për hir të Allahut të Madhërishëm. Agjërimi e pastron, dëlir dhe kullon shpirtërin nga përzierjet e liga dhe vetitë e neveritura . Për këtë, Buhariu dhe Muslimi shënojnë hadithin, në të cilin thuhet: “O ju të rinj, kush ka mundësi të martohet, le të martohet, e kush nuk ka mundësi të martohet, atëher le të agjërojë, se agjërimi është mbrojtje për të”.

“Es-sijam” – “Es-savm” është agjërimi. Në aspektin etimologjik do të thotë: të përmbajturit ndaj diçkaje dhe braktisja e tij. Në terminologjinë islame agjërimi është: Abstenimi nga ushqimi, pija, marëdhëniet in*time bashkëshortore, me nijet, nga agimi deri në perëndim të diellit, përsosmërinë e së cilit e arrin duke u larguar nga kundërvajtjet dhe veprimet që janë rreptësishtë të ndaluara.

Agjërimi i ramazanit është obligim i prerë, pavarësishtë nëse kryhet me kohë apo kompensohet, për atë që i plotëson katër kushte:
1. Të jetë musliman.
2. Të jetë i shëndoshë psikikishtë.
3. Të jetë i moshës madhore, ngase agjërimi i ramazanit nuk është i obliguar për atë që nuk është i moshës madhore.

Mirëpo, kujdestari duhet ta urdhërojë fëmijën të agjërojë, nëse mund ta durojë agjërimin, e kjo varet nga trupi dhe nga fakti nëse agjërimi bëhet verës apo dimrit. Fëmija që i mbush dhjetë vjet duhet të detyrohet të agjërojë, siç bëhet edhe për namaz. I Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: Urdhërojini fëmijët tuaj të falen kur t’i mbushin shtatë vjet, ndërsa, i ndëshkojini kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe ndani në shtretër të veçantë.

Baby Boo