Agjendë atraktive e konferencës “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?”


Me 22 folëse dhe folës në agjendën dhe me diskutime tjera të paraqitura, konferenca “Perspektiva të Maqedonisë: Si deri në Evropë?” premton ngjarje që do të kontribuojë për diskutimin publik në temat më të rëndësishme për shoqërinë e Maqedonisë. Organizatorët e Civilit dhe të MCMS presin që ky diskutim të jetë i bazuar në fakte dhe në qëndrime  të shprehura lirë, por edhe strategji për ardhmërinë e Maqedonisë në përgjithësi.

Kryeministri Zoran Zaev, ambasadorë të vendeve anëtare të BE, liderë të partive, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë qytetare do të diskutojnë për aspekte të rëndësishme të perspektivave të Maqedonisë, përvojat, detyrat, sfidat dhe përfitimet nga integrimet në BE dhe NATO, për marrëveshjen me Greqinë dhe nevojën nga ndërtimi i fqinjësisë së mirë.

 “Kjo konferencë është në kontrast të fuqishëm me incidentet  pa argumente dhe të pa – artikuluara për të cilat dëshmuam në periudhën e kaluar. Vendosëm të japim kontributin tonë ndaj proceseve dhe t’i mbështesim vendimet strategjike të cilat duhet t’i marrin liderë të guximshëm, modernë dhe të urtë. Mirëpo, roli i qytetareve dhe qytetarëve është përfundimtar dhe ata duhet të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes. Për këtë arsye, është e rëndësishme të jemi të informuar, dhe jo të manipuluar. Me këtë konferencë i japim përparësi dialogut politik dhe diskutimit të bazuar në fakte, kundër dhunës, gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rreme”- u deklarua Xhabir Deralla, CIVIL.

Konferenca është pjesë e projektit “Media të lira për shoqëri të lirë” të cilin Civili e zbaton me mbështetje të Ministrisë Federale për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

 

Merreni agjendën KËTU.

Baby Boo