Agjencia Evropiane: E qartë, ka lidhje mes vaksinës së AstraZeneca-s dhe mpiksjes së gjakut

A medical syringe and a vial in front of the AstraZeneca British biopharmaceutical company logo are seen in this creative photo taken on 18 November 2020. Pfizer and Biontech announced its conclude phase 3 study of COVID-19 vaccine candidate with 95% primary efficacy analysis, as media reported on 18 November 2020. (Photo by STR/NurPhoto via Getty Images)

Një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve i ka thënë një gazete italiane se është e qartë se ekziston një lidhje mes vaksinës së kompanisë AstraZeneca dhe një lloji të rrallë të mpiksjes së gjakut, por shkaku ende është i panjohur.
“Sipas mendimit tim, mund ta themi këtë tani, është e qartë se është një lidhje me vaksinën, por ende nuk e dimë se çfarë e shkakton reaksionin”, tha shefi për vaksina i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve për gazetën “Il Messaggero”.

Raportohet se zyrtari i lartë, Marco Cavaleri, i ka thënë gazetës së agjencia në të cilën bën pjesë do të dalë me deklaratë për këtë çështje në orët e ardhshme, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Agjencia tha javën e kaluar se pret që të publikojë rekomandime të përditësuara për vaksinën e famshme gjatë një takimi të komitetit për siguri, që fillon të martën dhe do të vazhdojë deri të premten.

Gjermania, Italia, Franca, Spanja dhe Holanda së fundi e kanë kufizuar përdorimin e vaksinës së kompanisë AstraZeneca për personat nën 60 vjeç për shkak të shqetësimeve rreth mpiksjes së gjakut.
Edhe rregullatori britanik i vaksinave të martën është duke e shqyrtuar mundësinë që ta pezullojë përdorimin e kësaj vaksine për personat nën 30 vjeç.
Dozat e kësaj vaksine kanë arritur edhe në Kosovë. Me të janë vaksinuar qindra punëtorë shëndetësorë si dhe kryeministri Albin Kurti.

Baby Boo