Agim Veliu: VV pret fitore si në Kore të Veriut, Vjosa e dëmtoi shumë LDK’në, tash shkon atje ku e ka vendin


Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, ka thënë se Vetëvendosja “do të fitojë si në Kore të Veriut, me 100% të votave”. Ministri i Punëve të Brendshme dhe nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar për Periskopin sondazhet e fundit që po i publikon partia Vetëvendosje, e Albin Kurtit.

I pyetur se si e komenton sondazhin e fundit të publikuar nga VV, Veliu ka thënë se sikur në Kore të Veriut do t’i fitojnë zgjedhjet.
“Ata sikur në Kore të Veriut kanë më i fitu 100%”, ka thënë shkurt Veliu.

Tutje ai ka treguar se a është LDK e gatshme për zgjedhjet që po vijnë. “Subjekti politik në çfarëdo situate duhet të jetë e gatshme për zgjedhje, ne jemi të gatshëm, të hyjmë në procesin zgjedhor. Edhe besoj shumë që LDK do të del mirë në këtë proces”, është shprehur Veliu. Nënkryetari i LDK’së, ka komentuar edhe qëndrimet e fundit të Vjosa Osmanit, ku ka thënë se ajo e ka dëmtuar shumë partinë e tyre.

“Ajo është njëra prej protagonistëve që e ka dëmtuar LDK, në këtë periudhën e fundit, dhe ajo sigurisht që do të shkojë aty ku e ka vendin dhe aty ku ka bërë marrëveshjeve dhe për kënd ka punue që një periudhë të gjatë kohore”, ka thënë Veliu

Baby Boo